SHBA, kërkohet fuqizimi i bankave kundër sulmeve kibernetike
Washington, 21 tetor - Agjencitë rregullatore bankare në Shtetet eBashkuara të Amerikës janë vënë në veprim për një projektrezolutë, qëparashikon implementimin e standardeve më të fuqishme nga bankat e mëdha kundër sulmeve kibernetike.
Kriteret e reja do të prekin të gjitha institucionet bankare, të cilat kanë më shumë se 50 miliardë dollarë pasuri të përgjithshme secila, thuhet në një komunikatë të përbashkët të Bankës Qendrore të SHBA-së (Fed), Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave (FDIC) dhe Zyrës për Kontrollin e Parasë (OCC).
Përmes kritereve të reja vijon komunikata në fjalë këto banka do të mund të detyrohen që të marrin masat e nevojshme për të garantuar vijimësinë e shërbimeve edhe gjatë ndonjë sulmi kibernetik të mundshëm ndaj tyre.
Ndër të tjera, Fed, FDIC dhe OCC kërkojnë nga opinioni publik propozime dhe komente në lidhje me projektrezolutën në fjalë, ndërkohë që njoftojnë se afati 3-mujor për këtë proces do të përfundojë më 17 janar 2017.
Shumë banka amerikane, mes të cilave edhe ajo me kapitalin më të madh në vend, JP Morgan Chase, janë bërë pre e disa sulmeve kibernetike me pasoja të rënda gjatë viteve të kaluara.