10 Maj 2024

SHBA kalon gradualisht krizën e fundit ekonomike

New York, 21 shtator - Një studim i ri mbi ndryshimet demografike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) çon në përfundimin se vendi mund të jetë duke lënë pas gradualisht krizën e fundit ekonomike.
       
Papunësia në Shtetet e Bashkuara është ende e lartë, duke u luhatur në mbi 8 për qind për 43 muaj radhazi. Por një raport i ri i publikuar sot nga Zyra e Numërimit të Popullsisë tha se amerikanët kanë filluar të rishfaqin tendencën e tyre të lëvizjes me shtëpi, ndërkohë që mbi 36 milionë vetë blenë vjet shtëpi të reja.

Po ashtu është vërejtur që një numër më i vogël të rinjsh jetojnë me prindërit. Demografët besojnë se këto prirje janë shenja të optimizmit të konsumatorëve.  Ka edhe një tjetër sinjal pozitiv – është ngadalësuar rënia e ritmit të lindjeve.

Por ka të dhëna të tjera që flasin për vështirësi të vazhdueshme ekonomike për një pjesë të popullsisë. Afro 15 milion familje amerikane aplikuan vjet për ndihmë qeveritare për ushqime, shifra më e lartë e shënuar ndonjëherë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)