SHBA ka shtuar 151,000 vende punë në janar
Washington, 6 shkurt - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka lavdëruar rimëkëmbjen e Amerikës nga kriza financiare e viteve 2008-2009, duke thënë se vendi tani ka ekonominë më të fuqishme dhe më të qëndrueshme në botë.
Obama i ka bërë këto komente të premten, pasi Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka publikuar shifrat që tregojnë se papunësia në SHBA ka rënë në 4.9 përqind, që është niveli më i ulët në tetë vjet.
SHBA ka shtuar 151,000 vende punë në muajin janar.
Gjatë gjashtë vjetëve të kaluar, biznesi ynë ka shtuar 14 milionë vende të reja pune, ka thënë Obama.