SHBA jep mbi 7 milion dollarë për sundimin e ligjit në Kosovë
Prishtinë, 12 gusht - Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), do të nënshkruajnë një marrëveshje me të cilën bashkërisht do të plotësohet dhe ndryshohet marrëveshja e arritur në vitin 2009.
Marrëveshja ka të bëj lidhur për programin në fushën e Sundimit të Ligjit dhe zhvillimit të zbatimit të ligjit: Ristrukturimi, Reforma dhe Operacionet në Zbatimin e Ligjit dhe Policinë në Bashkësi, duke siguruar kështu fonde shtesë në shumë prej mbi 7 milion dollarë.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe zëvendës-shef i misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Michael J. Murphy.