15 Maj 2024

SHBA: Janë hapur të paktën 200 mijë vende pune

Washington, 7 prill - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekonomistët parashikojnë që të jenë shtuar të paktën edhe 200 mijë vende pune në muajin mars. Kjo do të mësohet nga raporti që publikohet sot nga Departamenti i Punës.

Parashikimi mesatar bën fjalë për 205 mijë vende pune të shtuara gjatë muajit të kaluar, ndërkohë që papunësia mbetet e pandryshuar në shifrat  8.3%.

Nëse ky parashikim është i vërtetë, do të shënonte muajin e katërt rresht, kur janë shtuar të paktën 200 mijë vende pune, dhe do të ishte periudha më e qëndrueshme që nga viti 2000.

Ekonomia amerikane hapi 227 mijë vende pune në muajin shkurt. Të dhënat e fundit sugjerojnë se ekonomia e vendit po vazhdon të rimëkëmbet nga recesioni i vitit 2008.

Departamenti i Punës thotë se numri i njerëzve që kërkojnë ndihmën sociale si të papunë javën e kaluar ra në shifrën më të ulët në 4 vjet, ndërsa besimi i konsumatorëve tek ekonomia amerikane është në rritje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)