ShBA i mohon Iranit qasjen në sistemin e saj financiar
Washington, 6 prill - Departamenti i Shtetit njoftoi të martën se nuk do ta lejojë Iranin të hyjë në sistemin financiar amerikan ose të përdorë dollarin për shitblerje.
Zv./sekretari i Shtetit për çështjet politike, Thmas Shannon, i bëri komentet gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit.
Shannon tha se qeveria e Obamës është e hapur të diskutojë rivendosjen e \"Aktit të Sanksioneve\" mbi Iranin, në qoftë se ato nuk bien në konflikt me marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare të arritur në korrik.
\"Ne jemi të gatshëm të angazhohemi me Komitetin dhe Kongresin për rinovimin e \'Aktit të Sanksioneve\', në qoftë se ai nuk pengon përmbushjen e angazhimeve të marrëveshjes bërthamore të Iranit.\"