SHBA i ka borxhe Kinës 1,16 bilionë dollarë
Pekin, 2 mars - Shtetet e Bashkuara kanë marrë nga Kina shumë më tepër borxhe se sa është menduar. Republika Popullore i llogarit SHBA-së një borxh në vlerë prej 1,16 bilionë dollarë, bëri të ditur Ministria amerikane e Financave.
Kjo është më shumë se një e treta e asaj, që ishte parashikuar në mes të shkurtit. Ministria i korigjoi shifrat e saj, sepse tani mori parasysh edhe bonot, që Kina bleu jashtë SHBA-së.
Kështu ka qenë sidomos në rastin e Britanisë së Madhe. SHBA-të për vitin 2010, kishin gjithsej 10,7 bilionë dollarë borxhe jashtë vendit, që është 11 për qind më shumë se një vit më parë.