SHBA i jep Ukrainës një ndihmë prej 46 milionë dollarë
Washington, 19 shtator - Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti japin Ukrainës një ndihëm financiare prej 46 milionë dollarë për forcimin e sigurisë në Ukrainë.
Presidenti i SHBA Barak Obama do ta shpallë zyrtarisht sot këtë ndihmë për Ukrainën.
Kjo ndihmë përfshinë garantimin financiar të rojeve kufitare të Ukrainës dhe konsiderohet si veprimi më i ri i SHBA kundër Rusisë në një kohë që më parë Amerika i kishte dhënë Ukrainës ndihma ushtarake me një vlerë mbi 70 milionë dollarë.
Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko të enjten foli në Kongresin Amerikan duke falënderuar ligjvënësit amerikanë për përkrahjen që i kanë dhënë Ukrainës përballë Rusisë.
Presidenti i Ukrainës ka udhëtuar në SHBA për të përfituar përkrahje nga Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi.