SHBA heton blerjet e pronave për të goditur pastrimin e parave
Washington, 14 janar - Departamenti amerikan i Thesarit thotë se do të fillojë të gjurmojë shitblerjet e pronave luksoze në Miami dhe Manhattan, për të goditur pastrimin e parave.
Rrjeti i departamentit për Krimin Financiar thotë se do tu kërkojë përkohësisht disa firmave që merren me titujt e pronave të identifikojnë individët të cilët qëndojnë prapa kompanive që i blejnë prona të tilla me para në dorë në këto dy tregje.
Qeveria është e shqetësuar se disa nga këto transaksione me pasuri të patundshme kryhen ndoshta nga zyrtarë të korruptuar të qeverive të huaja apo nga kriminelëve ndërkombëtarë, që përdorin blerjen e pasurive të patundshme luksoze për të pastruar paratë.