22 Dhjetor 2024

SHBA hap 431 mijë vende pune, papunësia bie në 3,6 për qind

Washington, 2 prill - Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka hapur 431 mijë vende pune në muajin mars, shifër më e vogël krahasuar me parashikimet e tregut, me çka shkalla e papunësisë ra në 3,6 për qind.

Sipas të dhënave të Byrosë së Statistikave të Punës, tregu kishte parashikuar që listat e pagave jo-bujqësore muajin e kaluar do të rriteshin me 490 mijë.

Hapja e vendeve të punës për muajin shkurt gjithashtu u rishikua në rritje, respektivisht me 72.000 vende pune, nga 678.000 në 750.000.

Norma e papunësisë arriti në 3,6 për qind në muajin mars, me 0.2 pikë përqindje më poshtë nga rezultatet e shkurtit prej 3,8 për qind.

Pritshmëria e tregut për papunësinë për këtë muaj ishte 3,7 për qind.

Numri i individëve të papunë në SHBA ra në 6 milionë muajin e kaluar, 318.000 më pak nga një muaj më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)