ShBA gjobit me 2.5 miliardë dollarë bankën Credit Suisse
Washington, 20 maj - Gjiganti bankar Credit Suisse është gjobitur me 2.5 miliardë dollarë amerikane pasi ka ndihmuar klientët e tij t'i shmangen pagimit të taksave në Thesar.
Prokurori i përgjithshëm i ShBA-se Erik Holder thotë gjithashtu se banka ka abuzuar me sistemin, duke e kthyer vendin disa dekada prapa.
Banka e dytë më e madhe në Zvicër ka pranuar fajin dhe ka rënë dakord për të paguar dënimin prej 2.5 miliardë dollarësh.
Duke bashkëpunuar me rregullatorët e ShBA-së, banka do të ruajë licencën e saj bankare në ShBA.
Prokurorët amerikanë po hetojnë gjithashtu disa banka të tjera zvicerane në lidhje me të njëjtat praktika.