SHBA filloi një hetim ndaj Standard and Poors
Washington, 16 gusht - Këshilli i Rregullimit të Tregut të Aksioneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, filloi një hetim në lidhje me institutin ndërkombëtar të vlerësimit kreditor, Standard and Poors.
Sipas lajmit të Wall Street Journal Këshilli i Rregullimit të Tregut të Aksioneve i kërkoi Standard and Poors-it, mënyrën e llogaritjes së përdorur për të ulur notën e kredive afatgjata amerikane.
Këshilli i Rregullimit të Tregut të Aksioneve do të vlerësojë gjithashtu edhe mundësinë e rrjedhjes së të dhënave dhe kërkoi gjithashtu edhe listën e personave në dijeni, që më parë, për uljen e notës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Standard and Poors e kishte ulur notën e kredisë afatgjatë të ekonomisë më të madhe në botë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga 3A në 2A.