SHBA, falimenton qyteti Stockon

SHBA, 2 prill - Qyteti kalifornian i Stockton shpalli ditën e martë falimentimin, duke u shndërruar në qytetin më të populluar në historinë e SHBA-ve, që kërkon mbrojtjen e ligjit të falimentimit.
Një gjykatës federal vendosi të pranonte kërkesën për shpalljen e falimentit, pasi argumentoi se pa këtë masë, 290 mijë banorët e Stocktonit mund të mbeteshin pa shërbimet bazë të qytetit, midis të cilave edhe ai i zjarrfikëseve, policisë apo pastrimit.
Qyteti i ndodhur 150 kilometra në lindje të San Franciskos u godit rëndë nga kriza e tregut të pasurive të patundshme, në vitin 2008-09.
Përpara shpalljes së falimentimit, Bashkia e Stocktonit kishte reduktuar në minimum buxhetin e saj, me 70 për qind më pak se vitet e parakrizës, ndërsa kishte rritur taksat për të paguar kreditorët e shumtë.
Borxhi total i qytetit me 290 mijë banorë arrin në disa miliardë dollarë, midis të cilave, 900 milionë dollarë i janë marrë borxhe skemës së pensioneve të qytetit