SHBA, falimenton qyteti Harrisburg
Pensilvani, 15 tetor - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kriza ekonomike globale është bërë shkak i falimentimit të një qyteti.
Qyteti Harrisburg, i shtetit të Pensilvanisë ka deklaruar falimentimin si pasojë e një borxhi prej 300 milionë dollarësh.
Në Harrisburg, objekti i djegies së mbeturinave i zhvilluar me anë të marrjes së kredisë është bërë shkak i falimentimit.
Kuvendi i qytetit me 50 mijë banorë, duke vënë në veprim një ligj jo tepër të aplikuar më parë, bëri votim dhe me 4 vota pro e 3 vota kundër, mori vendim të shpallë falimentimin.
Kryetarja e Bashkisë së Harrisburgut, Linda Thompson është shprehur se vendimi është \"i turpshëm\" dhe ai bie në kundërshtim me ligjin prandaj edhe nuk mund të pranohet.
Por administrata e shtetit të Pensilvanisë ka vlerësuar mundësinë e marrjes nën kontroll të qytetit me anë të një plani shpëtues.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo nuk është hera e parë që një qytet shpall falimentimin.
Që nga viti 1937 e këtej në Amerikë kanë shpallur falimentimin sipas ligjit 629 administrata vendore.
Por falimentimi i qytetit Bridgelport i shtetit Conneticut, në vitin 1991, nuk është pranuar pasi nuk ishte arritur të provohej se borxhet ishin të pa pagueshme.