SHBA: Evropa të marr më shumë masa për stabilizimin e ekonomisë
Washington, 28 qershor - Shtëpia e Bardhë theksoi dje se drejtuesit evropianë duhet të marrin më shumë masa për stabilizimin e ekonomisë gjatë samitit të parashikuar këtë javë, veçanërisht për stimulimin e rritjes ekonomike në zonën euro.
"Ne mendojmë që evropianët kanë aftësitë e duhura për kapërcimin e kësaj krize'', deklaroi në një konferencë shtypi zëdhënësi i presidencës amerikane, Xhei Kerni duke iu referuar Këshillit Evropian që do të mbahet të enjten në Bruksel.
"Ne vazhdojmë të besojmë se Evropa dhe drejtuesit e zonës euro kanë marrë një sërë masash shumë të rëndësishme dhe kanë bërë hapa përpara për stabilizimin e ekonomisë dhe zgjidhjen e krizës'', shtoi ai.