SHBA e shqetësuar për të ardhmen e euros
Washington, 10 dhjetor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë jashtëzakonisht e shqetësuar për të ardhmen e euros, deklaroi ushtaraku amerikan me gradën më të lartë, gjenerali Martin Dempsey, duke përmendur rreziqet që do të rëndonin "mbi shpërbërjen e Unionit monetar europian" për Amerikën.
"Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për shëndetin dhe ekzistencën e euros, sepse në një farë mënyre ne jemi të ekspozuar", shpjegoi ai përpara Këshillit të Atlantikut, një organizëm studimor në Uashington, duke theksuar rëndësinë e tregtisë mes Evropës dhe SHBA-së dhe "rrezikun e rrëmujave civile dhe shpërbërjes së unionit".
Ushtria amerikane është angazhuar në një rishikim të strategjisë së saj për t'iu përshtatur shkurtimeve buxhetore që kanë qëllim të frenojnë defiçitin buxhetor të SHBA-së. Shefi i shtabit të përgjithshëm ndërarmësh, këshilltari kryesor ushtarak i presidentit, u shpreh mbi të ardhmen e euros, ndërsa po kalonte në revistë rreziqet strategjike që përbëjnë rajonet e ndryshme të botës.
Sipas tij, "eurozona është në rrezik të madh".