25 Dhjetor 2024

SHBA e përkushtuar për ta bërë më të fuqishme ekonominë botërore

Washington, 6 prill - Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen ka dhënë shenja për angazhim më aktiv në çështjet e ndryshimeve klimatike, të drejtave të njeriut dhe evazionit fiskal, teksa është zotuar për rivendosje të udhëheqësisë amerikane.

“Amerika e para nuk duhet të nënkuptojë asnjëherë Amerikën të vetme”, ka thënë ajo në fjalimin e parë të madh sa u përket politikave ekonomike me jashtë.

Yellen po ashtu ka shprehur gatishmëri për krijim më të mirë bashkëpunimit global, duke kthyer mbrapsht politikat e ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Në fjalimin e saj, ajo ka ngritur edhe çështjen e ratës globale të taksave për korporata.

“Në katër vjetët e fundit, ne kemi parë çfarë ka ndodhur kur Amerika ka bërë kthim mbrapa në skenën globale”, ka thënë Yellen.

Shtetet e Bashkuara “e kanë izoluar veten dhe janë tërhequr nga rregulli ndërkombëtar që kanë krijuar”, ka shtuar ajo.

Teksa ka shënuar kthimin e Shteteve të Bashkuara në skenën globale, ajo ka thënë se “në botën e sotme, asnjë shtet nuk ka mundësi që i vetëm të ofrojë ekonomi të fuqishme për popullin e vet”.

Në kuadër të rritjes së rolit global të SHBA-së, Yellen ka theksuar çështjen e harmonizimit të ratave të taksave për korporata, në shtetet me ekonomi të mëdha.

“Së bashku ne mund ta përdorim një taksë globale minimale për t’u siguruar se ekonomia globale lulëzon duke u bazuar në një fushë më të barabartë të lojës në taksimin e korporatave shumëkombëshe dhe nxit risitë, rritjen dhe përparimin”, ka thënë Yellen në një intervistë online me Këshillin e Çikagos për Çështje Globale.

Teksa ka thënë se administrata e presidentit amerikan Joe Biden është e përkushtuar për ta bërë më të fuqishme ekonominë botërore, ajo ka shtuar se synon “të çojë përpara interesat amerikane”.

Yellen po ashtu ka dhënë shenja për qasje më të butë ndaj kërcënimit në rritje të Kinës, me të cilën SHBA-ja vazhdon të jetë e përfshirë në luftë tregtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)