SHBA e përkrah edhe në të ardhmen Kosovën
Prishtinë, 30 shtator - Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, priti sot në vizitë zyrtare, Christopher Smart, Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit të Zyrës për Euroazi të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimin e projekteve në sferën ekonomike.
Ministri Shala duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti z. Smart për përkrahjen e vazhdueshme politike dhe ekonomike për Republikën e Kosovën, ai e njoftoi Smart me arritjet e bëra në menaxhimin e projekteve kapitale, përmirësimin e balancit tregtar si dhe zbatimin e kushteve të programit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ndërsa, në anën tjetër zChristopher Smar, u shprehur i kënaqur me mikpritjen nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala dhe e siguroi ate për përkrahje dhe bashkëpunim edhe në ardhmen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.