04 Maj 2024

SHBA: Dobësohet dollari, shkak shqetësimit i investitorëve

Washington, 10 gusht - Tregu i aksioneve në Shtetet e Bashkuara u luhat sot në territor pozitiv dhe negativ pas rënies së madhe që pësoi dje. Në tre orët e para të hapjes së bursës aksionet u rritën me 2 përqind, por pastaj çmimet ranë përsëri.

Ndërkohë, një raport i publikuar sot, tregon se shkalla e produktivitetit në Shtetet e Bashkuara ka shënuar rënie për të dytin tremujor radhazi. Një tjetër tregues i rëndësishëm janë shitjet me pakicë dhe raporti për to del të premten.

Ekonomistët parashikojnë se shitjet do të shënojnë pak rritje. Investitorët e ndjekin me shumë kujdes nivelin e shitjeve, pasi shpenzimet e konsumatorëve janë motori i  ekonomisë amerikane.

Ndërkohë, dollari është dobësuar për shkak të shqetësimit të investitorëve lidhur me ekonominë amerikane dhe për aftësinë e qeverisë për trajtimin e borxhit afatgjatë. Dollari amerikan sot shënoi rënie ndaj Euros dhe Jenit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)