18 Nëntor 2024

SHBA do t'i jap 1 miliardë dollarë hua Ukrainës

Washington, 4 mars - Ligjvënësit amerikanë thonë se do ta paraqesin një paketë mbështetëse ekonomike për Ukrainën në vlerë prej një miliard dollarësh në huadhënie.

Kryesuesi i Komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit, Robert Menendez, tha mbrëmë se një panel dypartiak po e përgatit një paketë legjislative, me të cilën do të autorizohen së paku një miliard dollarë  në garantime të huasë për mbështejte të ekonomisë në Ukrainë, dhe për autorizimin e ndihmës teknike në mbështetje të zgjedhjeve, të luftimit të korrupsionit dhe forcimit të shoqërisë civile.

Zoti Menendez tha se komiteti, poashtu, ishte konsultuar me administratën Obama për sanksione të mundshme kundër individëve nga Rusia, dhe ukrainasve që bashkëpunojnë me ta.

Sanksionet do të përbëheshin nga ndalja e dhënies së vizave dhe bllokimi i fondeve, e deri te bashkëpunimi e shitjet ushtarake dhe sanksionet ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)