SHBA do të vazhdojnë të përkrahin fuqishëm BQK-në
Prishtinë, 2 tetor - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, zonja Tracey Ann Jacobson, vizitoj sot Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, me çrast u prit nga Guvernatori Gani Gërguri.
Me këtë rast, Guvernatori Gërguri e njoftoi Ambasadoren mbi zhvillimet aktuale ekonomike e financiare në Kosovë, duke nënvizuar kontributin e madh që SHBA-të e kanë dhënë dhe po e japin në zhvillimin e ekonomisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Në veçanti, Guvernatori Gërguri e falenderoi Ambasadoren Jacobson për mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve dhënë BQK-së që nga dita e parë e themelimit të saj, përfshirë asistencën teknike aktuale të ofruar nga Departamenti i Thesarit Amerikan në fushën e sistemit të sigurimeve, tregut të letrave me vlerë, tregut hipotekar.
Shkëlqesia e saj, Ambasadorja Jacobson nënvizoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin fuqishëm BQK-në në avancimin e funksioneve të saja.