15 Nëntor 2024

SHBA do të vazhdojnë të mbështesin Bankën Qendrore të Kosovës

Prishtinë, 13 janar - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në një takim Shkëlqesinë e tij, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, i shoqëruar nga drejtori i USAID-it, James Hope dhe Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike e USAID-it, Scott Cameron.

Në këtë takim, ka falënderuar ambasadorin Delawie për mbështetjen e vazhdueshme që BQK-ja ka marrë nga Qeveria e SHBA-së, duke u shprehur i bindur që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Po ashtu, Guvernatori Hamza ka informuar ambasadorin Delawie lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar, në përgjithësi, dhe në sektorin bankar, në veçanti. Guvernatori Hamza ka theksuar se sektori financiar në Kosovë vazhdon të jetë i qëndrueshëm, likuid dhe i kapitalizuar mirë dhe me zhvillime pozitive.

 Hamza ka njohur ambasadorin Delawie me të dhënat e vitit 2015 në sistemin bankar, duke theksuar se edhe në vitin e kaluar, bankat kanë pasur një afarizëm mjaft pozitiv, me rritje pozitive të kreditimit dhe të depozitave, si dhe me një nivel të ulët të kredive joperformuese.

Kjo ka bërë të mundur që bankat ta shtojnë angazhimin e tyre në kreditimin e sektorit real të ekonomisë, duke ulur në mënyrë të ndjeshme normat e interesit në kredi në krahasim me vitet paraprake.

Më tej, Guvernatrori Hamza ka pohuar se këto zhvillime pozitive në sektorin financiar kanë pasur një ndikim shumë të rëndësishëm për rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

Sa u përket angazhimeve institucionale, Hamza ka theksuar se BQK-ja ka arritur t’i përmbushë me sukses të plotë dhe para afateve të gjitha kriteret e përcaktuara në Marrëveshjen Stand-by me FMN-në.

Në këtë mënyrë, BQK-ja ka dhënë pjesën e saj të kontributit në kuadër të plotësimit të detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje.

Nga ana e tij, ambasadori Delawie  ka çmuar angazhimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për rregullimin e Sektorit Financiar  si dhe ka nënvizuar se Shtetet e Bashkuara  do të  thellojnë bashkëpunimin dhe do vazhdojnë  të mbështesin  Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme  të cilat ndihmojnë  në avancimin e funksioneve të saja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)