15 Nëntor 2024

SHBA do të shtojnë fondet për NATO-n

Washington, 3 shkurt - Administrata e Presidentit Obama kërkoi katërfishimin e shpenzimeve të mbrojtjes në Evropë për t’u dhënë sigurime aleatëve të shqetësuar rreth agresionit rus.

Shtëpia e Bardhë tha se kërkesa buxhetore e Presidentit Obama për Departamentin e Mbrojtjes për vitin financiar 2017 do të përfshijë 3,4 miliardë dollarë për Nismën e Sigurisë Evropiane (ERI), nga 800 milionë që është vitin e tanishëm buxhetor. Administrata tha se fjala është për një “shtim të ndjeshëm të përpjekjeve për garantimin e paqes dhe sigurisë në Evropë.\"

Që nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainën Lindore dhe në Krime dy vjet më parë, SHBA-të dhe aleatët e tyre evropianë i kanë imponuar Moskës një seri sanksionesh ekonomike. Por presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka tërhequr mbështetjen e tij për separatistët në Ukrainë.

Administrata tha se fondet shtesë do të lejojnë SHBA-të të shtojnë \"praninë e forcave\" të tyre në Evropë, që do të përfshinte një pjesëmarrje më të gjerë amerikane në aktivitete trajnuese me aleatët e NATO-s. Fondet do të lejonin gjithashtu furnizimin me më shumë mjete dhe pajisje luftarake të aleatëve të NATO-s, si Bullgaria, Estonia, Gjermania, Letonia, Lituania, Polonia dhe Rumania.

Obama tha se përpjekjet e deritanishme në këto aspekte kanë qenë të pamjaftueshme dhe financimet e reja do ta bëjnë të qartë se SHBA-të “do të qëndrojë e patundur përkrah aleatëve jo vetëm në mbrojtjen e territorit të vendeve të NATO-s, por edhe të parimeve të përbashkëta të ligjit dhe rendit ndërkombëtar\". /voa/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)