SHBA do të ndihmojë Eurozonën për kapërcimin e krizës
Washington, 11 shkurt - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka thënë se vendi i tij do të japë ndihmën e duhur për kapërcimin e krizës në Zonën Euro.
Obama foli me lëvdata për Kryeministrin e Italisë, Mario Monti dhe punimet e tij.
Presidenti amerikan, Obama, u takua në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin e Italisë, Mario Monti.
Në takimin e të dy liderëve, krahas krizës së borxheve në Eurozonë u fol edhe për zhvillimet në Lindje të Mesme, dhe operacionet e NATO-s në Afganistan.
Pas takimit Obama bëri një deklaratë ku tha se vendi i tij do të japë ndihmën e duhur për kapërcimin e krizës dhe arritjen e stabilitetit në Zonën Euro.
-Italia e cila është duke përjetuar një periudhë të vështirë, me Kryeministrin Mario Monti bëri një fillim të fuqishëm,- vuri në dukje Obama dhe shtoi se duhet pasur respekt për lidershipin dhe përvojën e Kryeministrit italian, Monti.