23 Dhjetor 2024

SHBA do të ndaj 6.4 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës

Washington, 27 shkurt - Shtëpia e Bardhë ka kërkuar nga Kongresi që të miratojë një fond shtesë prej 6.4 miliardë dollarë për ndihmë ndaj Ukrainës e cila ndodhet përballë sulmit të Rusisë.

Burime të afërta me çështjen që kanë folur për shtypin amerikan, kanë theksuar se Shtëpia e Bardhë në një bisedë që ka zhvilluar me anëtarët e Kongresit, ka kërkuar nga Kongresi që të miratojë fondin shtesë prej 6.4 miliardë dollarë për ndihma ndaj Ukrainës.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se 2.9 miliardë dollarë të këtij fondi do të transferohen për Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar për ndihma humanitare ndaj Ukrainës dhe për ndihmën e sigurisë për Ukrainën, Poloninë dhe vendet baltike.

Gjithashtu edhe fondi në fjalë prej 3.5 miliardë dollarë do t‘i transferohet Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.

Mediat amerikane kanë shkruar se anëtarët e Kongresit treguan reagim të përbashkët ndaj sulmeve të Rusisë dhe se mund të miratojnë fondin në fjalë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)