16 Janar 2025

SHBA, do të akuzoj edhe Moody's

Washington, 8 shkurt - Departamenti i Drejtësisë dhe disa shtete amerikane janë duke diskutuar mbi akuzat ndaj korporatës Moody-s për mashtrim të investitorëve, sipas burimeve të sigurta, por një lëvizje e tillë pritet të realizohet vetëm pasi një çështje e ngjashme ndaj rivalëve të tyre, Standard & Poor’s, të testohet në gjykatë.

Hetimet ndaj Moody’s janë në fazat fillestare, më së shumti sepse shtetet dhe autoritetet federale i kanë dedikuar vëmendjen kryesisht te çështja ndaj S&P, sipas burimeve, të cilat nuk ishin të autorizuara të flisnin publikisht për këtë temë.

Në të kaluarën, Moody’s është mbrojtur nga akuza të ngjashme, përfshi raportin e Kongresit të vitit 2011, që kishte si konkluzion manipulimin e vlerësimit të agjencive kryesore ndaj aksioneve, për të nxitur më shumë bizneset.

Firma, më herët, deklaroi se Moody’s e konsideron cilësinë e vlerësimit dhe integritetin e procesit vlerësues më se seriozisht. Më tej bëri të ditur se ajo ka aftësi mbrojtjeje në lidhje me ndarjen e aspekteve tregtare dhe analitike të bizneseve të saj.

Departamenti i Drejtësisë ngriti një padi prej 5 miliardë dollarësh kundër Standard & Poor’s gjatë së hënës, duke e akuzuar atë për një skemë skandaloze mashtrimi ndaj investitorëve, përpara fillimit të krizës financiare, nxitur nga dëshira për të fituar më shumë biznese.

Aksionet e McGraw Hill Cos Inc, që zotëron Standard & Poor’s, kanë rënë më shumë se 25 për qind, që prej publikimit të lajmit. Aksionet e Moody’s kanë rënë rreth 15 për qind, edhe pse nuk është përmendur në ndonjë nga veprimet e kësaj jave

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)