SHBA, do ketë rritje ekonomike gjatë 2011-ës
Washington, 4 shkurt - Rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë vitit 2011 do të jetë më e lartë se gjatë vitit 2010.
Deklarata vjen nga presidenti i Rezervës Federale amerikane, Ben Bernanke gjatë një konference për shtyp në Uashington.
Por, sipas tij e gjitha do të varet nga krijimi i vendeve të punës.
Vetëm krijimi i vendeve të punës gjatë një kohe të shkurtër do ta bënte më solide rimëkëmbjen ekonomike" shpjegoi Bernanke.