SHBA dizajnon kartmonedhën e re 100 dollarëshe
Washington, 9 tetor - Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka disejnuar një kartmonedhë të re 100 dollarëshe, shumë më të vështirë për tu falsifikuar.
Imazhi i Benjamin Franklinit, një nga të ashtuquajturit baballarë të kombit, do të vazhdojë të jetë në kartmonedhë, por tash një imazh i dytë i tij, i cili do të jetë i dukshëm vetëm nëse kartmonedha vendoset në dritë, do të shtojë sigurinë, së bashku me një varg ndryshimesh të tjera.
Autoritetet amerikane thonë se kartmonedha 100 dollarëshe është ndër më të falsifikuarat.
Kartmonedha e re ishte në punim e sipër prej 10 vjetësh.