SHBA: Buffet, thirrje qeverisë të rritë taksat për më të pasurit
Washington, 16 gusht - Në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, personi i dytë më i pasur, invesitori Warren Buffet, përsëriti thirrjen e tij që qeveria të ngrejë taksat ndaj super të pasurve, si një prej rrugëve për të shkurtuar deficitin buxhetor dhe borxhet.
Në një artikull shkruar sot për të përditshme New York Times, zoti Buffet thotë se amerikanët më të pasur janë përkëdhelur për një kohë të gjatë nga një kongres miqësor me miliarderët. Warren Buffet ka një pasuri prej 45 miliardë dollarësh.
Vitin e kaluar ai pagoi 7 milionë dollarë taksa, që përfaqëson 17.4 përqind të të ardhurave të tij të taksueshme, një përqindje kjo më e ulët se kushdo tjetër që punon në zyrën e tij me të adhura vjetore më të ulta se ai.