SHBA: Bien kërkesat e të papunëve për asistencë
Washington, 4 shkurt - Në Shtetet e Bashkuara, kërkesat e të papunëve për asistencë ranë në janar për të pestin muaj me radhë, gjë që tregon se tregu i punës po stabilizohet.
Qeveria amerikane njoftoi sot se numri i të papunëve që kërkuan asistencë ra në 415 mijë.
Aplikimet për asistencë arritën kulmin në mars të vitit 2009, një nga periudhat më të vështira të recesionit në Shtetet e Bashkuara.
Shifrat e javëve të fundit janë në përputhje me një rritje modeste të vendeve të reja të punës.
Niveli i papunësisë në Shtetet e Bashkuara është tani 9 presje 4 përqind.
Analistët parashikojnë që ai mund të arrijë në 9 presje 5 përqind kur qeveria të njoftoi nesër shifrat. Kjo do të thotë se gati 15 milionë amerikanë janë të papunë.