28 Dhjetor 2024

SHBA, bie shkalla e papunësisë

Washington, 5 shtator - Në Shtetet e Bashkuara. shkalla e papunësisë ra ndjeshëm në muajin gusht, duke shënuar 8.4 për qind nga 10.2 që ishte një muaj më parë.

Ekonomia ka rifituar deri tani rreth gjysmën e 22 milion vendeve të punës të humbura nga pandemia.

Megjithatë, punësimi mbetet i ngadaltë. Raporti i së premtes nga Departamenti i Punës tregon se gati gjashtë muaj pasi koronavirusi paralizoi vendin, rimëkëmbja ekonomike është sporadike.

Nga bizneset e vogla tek hotelet, restorantet, linjat ajrore dhe vendet e argëtimit, një spektër i gjerë biznesesh po përpiqen të mbijetojnë në kushtet e humbjes së klientëve, për shkak se infektimet janë ende të larta.

Pas rënies në muajt e pranverës, kur ekonomia u tkurr me një normë vjetore prej rreth 30 për qind, rritja është rikthyer, pasi shtetet kanë rihapur të paktën disa pjesë të ekonomive.

Megjithatë, rimëkëmbja e plotë do të kërkojë kohë. Shumë ekonomistë mendojnë se një nivel i konsiderueshëm punësimi mund të jetë i vështirë për t’u ruajtur, sepse punëdhënësit po operojnë në një klimë pasigurie për shkak të viturit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)