05 Maj 2024

SHBA: Bie numri i personave që përfitojnë nga papunësia

Washington, 22 prill - Numri i personave që aplikojnë për përfitime të papunësisë në Shtetet e Bashkuara u pakësua javën e kaluar, por numri i përgjithshëm tregon se pronarët ende nuk kanë filluar të punësojnë në shkallë.

Qeveria federale njoftoi sot se numri i të papunëve që kanë bërë për herë të parë kërkesa për ndihmë financiare u pakësua 13 mijë nga numri i përgjithshëm prej 403.000 vetësh. 

Niveli i papunësisë në vend muajin e kaluar ra në 8.8 për qind dhe ekonomisë iu shtuan më shumë se 400.000 vende pune gjatë dy muajve të fundit.

Por, 13.5 milion punëtorë amerikanë ende janë papunë, dhe më shumë se 8 milionë prej tyre marrin ndihmë shtetërore dhe federale të papunësisë. Analistët thonë se në përgjithësi tregu i punës ka dalë nga vështirësitë por jo me ritme të forta.

Ekonomistët parashikojnë se niveli i papunësisë në vend do të vazhdojë të jetë në 8,5 për qind në tre muajt e fundit të këtij viti.

Gjendja ekonomike, deficiti buxhetor dhe borxhi i akumuluar prej më shumë se 14 trilionë dollarësh janë që të gjitha  çështje kyçe përballë presidentit Obama dhe Kongresit në prag të zgjedhjeve presidenciale e për në Kongres në vitin 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)