SHBA: Bie niveli i papunësisë, krijohen 80 mijë vende të reja
Washington, 5 nëntor - Niveli i papunësisë në Shtetet e Bashkuara ra disi në tetor, ndërsa ekonomia krijoi 80 mijë vende pune.
Raporti i sotëm i Departamentit të Punës thotë se papunësia ra 0,1 për qind, duke arritur në nivelin e 9 përqindshit.
Niveli i papunësisë është më i ulëti në gjashtë muaj, por ende ka 13 presje 9 milionë amerikanë pa punë.
Ekonomia amerikane ka krijuar vetëm një pjesë të 8 milionë vendeve të mbyllura nga recesioni, më i rëndi në disa dekada.