SHBA, bie ndjeshëm papunësia
Washington, 3 maj - Përqindja e papunësisë u ul në nivelin më të ulët që prej pesë vitesh në muajin prill, ndërsa ekonomia pati shtimin më të madh real të vendeve të punës në dy vjet.
Raporti i sotëm nga Departamenti i Punës thotë se përqindja e papunësisë në Shtetet e Bashkuara ra 0.4 për qind duke arritur nivelin 6.3 për qind në prill. Ekonomia shtoi 288 mijë vende pune.
Të dyja shifrat ishin më pozitive nga çkishin parashikuar ekonomistët. Raporti optimist për tregun e punës është në kontrast të thellë me shifrat e fundit zhgënjyese lidhur me rritjen e përgjithshme ekonomike