12 Janar 2025

SHBA: BE mund të përballet me kaos

Washington, 11 dhjetor - Shefi shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Martin Dempsey thotë se Bashkimi Evropian po ballafaqohet me shpërbërjen  e cila do të pasohet nga trazirat civile.

\"Eurozona është në rrezik jashtëzakonisht të madh,\" tha zyrtari i lartë amerikan për gazetarët të premten, duke shprehur dyshime në lidhje me masat e ndërmarra nga liderët evropianë.

Dempsey tha se nuk ishte e qartë se masat do të jenë në gjendje të zgjidhin problemet e bllokut.

\"Ne jemi të shqetësuar jashtëzakonisht nga joqëndrueshmëria e euros, por edhe për shkak të potencialit të trazirave civile dhe shpërbërjes së bashkimit\", theksoi ai.

Gjenerali amerikan i bëri këto komente pasi krerët e BE u mblodhën të enjten dhe të premten për të nxitur masa të rrepta për buxhetit.

Por Franca dhe Gjermania dështuan në orvatjen e tyre të përbashkët për të arritur një konsensus me qëllim të sigurimit të rregullave të reja buxhetore në një traktat të ri të BE, por Britania nuk pranoi të bashkohet me këtë lëvizje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)