SHBA: Arrin në 50 milionë numri i të varfërve
Washington, 8 nëntor - Vlerësime të reja të censusit të fundit tregojnë se numri i amerikanëve që jetojnë në varfëri është rritur deri në pothuajse 50 milionë, shifër kjo që përbën 16 përqind të popullsisë.
Raporti i mëparshëm i muajit shtator fliste për 46,2 milionë njerëz të varfër.
Shifra prej 49,1 milionësh e njerëzve në gjendje varfërie, e raportuar së fundmi, merr parasysh rritjen e çmimeve për shpenzimet e përditshme dhe ato mjekësore.
Po sipas raportit, numri i hispanikëve që jetojnë në kushte varfërie e ka kaluar tashmë numrin e afrikano-amerikanëve të varfër.