SHBA, anulohet votimi i planit B të shkëmbit fiskal
Washington, 21 dhjetor - Amerikanët nuk po gjejnë dot një zgjidhje sa i përket reformave buxhetore. Republikanët në SHBA kanë anuluar votimin në Kongres të rritjes së taksave, një hap konkret sipas tyre, që do të ndihmonte në shmangien e të ashtuquajturit shkëmbi fiskal.
Ata u tërhoqën nga votimi, pasi dështuan të siguronin mbështetjen e nevojshme për faturën, të emërtuar Plani B, e cila do të rriste taksat mbi të ardhurat në rreth 1 milionë dollarë.
Një marrëveshje duhet të arrihet deri më 1 janar, ose një kombinim midis rritjes së lartë të taksave dhe shkurtimit të mprehtë të shpenzimeve do të hyjë në fuqi.
Analistët në SHBA dhe jashtë tyre kanë shprehur shqetësimin se, dështimi për të arritur një marrëveshje do ti çojë SHBA-të drejt një recesioni. Anulimi i votimit erdhi, teksa bisedimet me Shtëpinë e Bardhë duken se kanë ngecur.
Presidenti Barack Obama kishte kërkuar edhe rritje të taksave për të pasurit, por nxiste një prag më të ulët prej 400 mijë dollarë. Fatura e parë, e cila shihte shkurtime të shpenzimeve të brendshme, por duke mbrojtur buxhetin e mbrojtjes, kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve me një marzh tepër të ulët.
Thuhet se liderët republikanë , në Senatin e dominuar nga demokratët, e kishin të pamundur të siguronin votat e mjaftueshme për të kaluar edhe faturën e dytë, ndaj dhe anuluan votimin. Zëdhënësi i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, tha gjatë një deklarate se fatura nuk siguronte mbështetjen e mjaftueshme nga anëtarët tanë, për të kaluar.
Gjatë së enjtes, lideri i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Eric Cantor, tha se republikanët kanë ndërmarrë veprime konkrete për të shmangur shkëmbin fiskal. Aidhe Boehner thanë se fatura e paraqitur para tyre mund të kishte siguruar ulje të përhershme të taksave për 99,8% të amerikanëve.
Megjithatë, Cantor shtoi se republikanët nuk do ti dërgojnë anëtarët e tyre në shtëpi, për pushimet e Krishtlindjeve, pas këtij votimi, një shenjë kjo që Kongresi pritet të votojë pas një marrëveshjeje bipartizane brenda këtyre ditëve. Analistët kanë pikturuar një tablo të zymtë të pasojave që do të sillte e ashtuquajtura katastrofa fiskale, duke paralajmëruar se do ta shtyjë SHBA përsëri në recesion.