SHBA: 600 miliard dollarë për të ringjallur ekonominë
Washington, 4 nëntor - Rezerva Federale do të injektojë rreth 600 miliardë dollarë në fund të qershorit të vitit të ardhshëm për të nxitur ekonominë.
Ky stimul është shumë më tepër nga ç`prisnin ekspertët dhe konsiderohet si shansi i fundit për ta vënë në shina ekonominë e Shteteve të Bashkuara.
Interesat janë thuajse zero, çka do të thotë se Rezerva Federale nuk mund të reduktojë më tej normat në mënyrë që të nxisë kërkesën. Politika tradicionale e përdorur nga bankat qendrore për të stimuluar rritjen.
Federal Reserve bëri publike një raund të ri injektimesh, ku do të krijojë para për të blerë bondet e vjetëra të qeverisë.
Por pati dhe nga ata që e kundërshtuan këtë vendim të Rezervës Federale me argumentin se stimujt mund të krijojnë një presion inflacionist dhe të destabilizojnë ekonominë.
Ekonomia amerikane është rritur me 2 % në periudhën nga qershori në shtator, e pamjaftueshme për të reduktuar papunësinë e lartë.