SHBA, 58 muajt e fundit janë shtuar 786,000 vende pune
Washington, 20 janar - Presidenti Obama ka bërë thirrje për shtimin e inovacionit, që sipas tij do të ndihmonte në rritjen e klasës së mesme dhe do t\'i bënte Shtetet e Bashkuara më të afta për të konkurruar në arenën globale.
Kësaj ideje i bëri jehonë presidenti Obama më 9 janar kur ai dhe nënpresidenti Joe Biden vizituan një fabrikë polimeri në Tenesi.
Presidenti theksoi faktin që në 58 muajt e fundit janë shtuar 786,000 vende pune dhe njoftoi një qendër të re që do të sjellë së bashku qeverinë, kompanitë dhe kolegjet për të krijuar mundësi prodhimi me teknologji të lartë.
Ne kemi ekonominë më dinamike në botë, kemi njerëzit më të mirë në botë për biznes dhe universitetet më të mira në botë. Le ti bashkojmë këto për të krijuar më shumë vende pune dhe mundësi për popullin amerikan.
Në kompaninë Marlin Steel në Baltimore, novacioni drejtohet nga një ekip inxhinierësh që krijojnë fletë metalike për kompani si ajo gjermane Bosch, dhe prodhuesin japonez të makinave Toyota.
Punëtorë si veterani i luftës në Irak Brent Fox i bëjnë këto ide realitet.
Fox ka lëvizur nga një punonjës i thjeshtë në drejtues i ekipit pasi mësoi aftësi të reja në punë. Ai thotë se mrekullohet që një kompani e vogël është në gjendje të konkurrojë me kompanitë e huaja.
Puna dhe jeta në një ekonomi globale, të bën të vlerësosh faktin që tek ne ende ekzistojnë kompani si kjo, kur është aq e lehtë të shkosh dhe të blesh jashtë.
Greenblatt nga ana e tij thotë se me më shumë marrëveshje tregëtare, strukturë më të mirë taksash dhe mbrojtje më të madhe të pronës intelektuale, kompanitë amerikane si ajo e tija mund të kontribuojnë në rritjen e klasës së mesme amerikane dhe të ndihmojnë në rritjen e ekonomisë.Mbaji mend fjalët e mia. Rilindja e industrisë amerikane të prodhimit ka nisur dhe shumë shpejt do të lulëzojë.
Greenblatt thotë se kompania Marlin Steel po shton mjediset e prodhimit duke sjellë më shumë teknologji dhe duke punësuar më shumë inxhinierë.