16 Janar 2025

SHBA, 58 bilion dollarë nuk kanë pronar

New York, 28 janar - Sipas studimeve të bëra në SHBA rreth 58 bilion dollarë nuk kanë pronar. Shtete të ndryshme, agjenci federale dhe organizata të tjera kanë mbledhur më shumë se 58 bilion dollarë, pronarët e të cilave nuk i kanë kërkuar kurrë këto para, bën të ditur “Yahoo”.

Nëse do të pjesëtoheshin me numrin e familjeve që jetojnë në këto shtete, del se të paktën çdo familje ka rreth 186 dollarë  në brendësi të kësaj shume prej 58 bilion dollarësh.

Këto para vijnë pas mbledhjes së gjithë parave të braktisura nëpër llogari bankare, nga mos kërkimi i sigurimeve shoqërore dhe nga përfitimet e pensioneve që kurrë nuk janë tërhequr. Praktikisht këto para janë të gjithkujt dhe të askujt.

Përfitimet e pa kërkuara janë nga 12 cent në 704 mijë e 621 dollarë. Këto përfitime shpesh vijnë sepse punonjësit nuk e dinë që agjencia në të cilën kanë punuar mund t’u ketë paguar atyre të gjitha sigurimet shoqërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)