SHBA, 309 dollarë në javë për të papunët
Washington, 22 korrik - Senati amerikan ka aprovuar projektligjin, me të cilin çdo i papunë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në formë të ndihmës sociale do të marrë nga 309 dollarë në javë.
Senatori, Kart Gudvin, ka bërë të ditur se projektligji ka hyrë në fuqi më 2 korrik dhe të hollat do të ndahen deri më 30 nëntor.
Aktualisht në SHBA llogaritet se janë të papunë 2,5 milionë persona.