SHBA, 2.7 milion vende të reja të punës në janar
Washington, 10 mars - Shumë vende të reja të punës u hapën në fillim të këtij viti, shenjë kjo që dëshmon se punëdhënsit duhet të përgatiten për të filluar punësimin.
Vendet e punës në janar u rritën rreth 7.6 %, kështu që arritën deri në 2.7 milion krahasuar me muajin dhjetor, bëri të ditur Departamenti i Punës.
Përqindja e vendeve të reja të punës arriti në 2.1 %, përqindje kjo më e larta pothuajse brenda një viti. Kjo përqindje mat vendet momentale të punës si një përqindje e punësimit të tërësishëm.
Tani mesatarisht janë rreth 5.5 të papunë, që konkurojnë për një vend të ri pune. Kjo shifër është shumë më e madhe sesa 1.7 persona që konkuronin për një vend pune kur filloi recesioni. Por është më pak se 6 persona që konkuronin për një vend pune në dhjetor 2009.
Pasqyra e vendeve të reja të punës korespondon me atë që raportojn shumë web faqe për kërkim pune.