18 Nëntor 2024

Shatri: Qeveria po e çon Kosovën drejt kolapsit financiar

Prishtinë, 13 maj - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shprehë shqetësimin e thellë për mënyrën e qeverisjes me paranë publike nga Qeveria e Hashim Thaçit.

"Derisa në vitin që lam pas, kjo qeveri dështoi në inkasimin e të hyrave buxhetore për 147 milionë euro ose 10% më pak se sa buxheti i aprovuar në këtë vit, e ka filluar me shpenzime të pakontrolluara dhe të jashtëligjshme dhe premtime pa mbulesë, me çka vendin po e çon drejt kolapsit dhe falimentimit, ka thënë Haki Shatri, kryesues i Departamentit për Buxhet e Financa në AAK, sot, në një konfernecë për media.

Dështimi në inkasimin e të hyrave sipas tij është si pasojë e përfshirjes së strukturave qeveritare në krimin ekonomik të organizuar, ndërhyrjes së paligjshme të qeverisë/implikimit të strukturave më të larta/ në proceset e privatizimit, dështimit të sistemit të drejtësisë në mbrojtjen nga ndërhyrjet e paligjshme në biznesin privat, informalitetit në rritje te ekonomisë, korrupsionit dhe keqmenaxhimit me paranë publike.

Si rezultat kemi dështim në inkasimin e të hyrave për 147 milion euro, nga të cilat nga tatimet dhe doganat për mbi 76 milon euro, të hyrave vetanake për mbi 40 milion euro dhe në të hyra tjera për rreth 30 milion euro.

Të hyrat do të ishin edhe më të vogla po të mos ishin të hyrat e njëhershme nga shitja e Distribucionit për 26 milion dhe të hyrat nga dividentat/Posta 40 dhe Kosst 3 milion euro.

"Si pasojë, kemi dështim në pagesën e pagave për mbi 20 milionë euro, M&Sh për 21 milionë, Subvencione dhe transfere për 8 milionë dhe më e keqja mosrealizimi i projekteve kapitale për mbi 98 milionë euro."

"Rezervat e domosdoshme janë zvogëluar nga 278 milionë në 211 milionë euro. Ka edhe shumë obligime të pakryera ndaj operatorëve ekonomik të cilët kanë kryer punët kontraktuese, por qeveria nuk po ua paguan situacionet. Në shumicën e rasteve të pagesave ato bëhen në mënyrë selektive, pra për mbështetësit ose donatorët e partisë në pushtet", ka theksuar ai.

Të hyrat në vitin 2013, jo vetëm që janë më të ulëta se sa buxheti i aprovuar për këtë vit, por janë më të ulëta edhe se sa të hyrat e vitit 2012. Dështimi në inkasimin e borxheve në rritje ndaj shtetit dhe lirimi selektiv nga këto obligime janë një tjetër veprim i paligjshëm i kësaj qeverie me paranë publike.

Një çështje tjetër është përformanca e shpenzimeve.

AAK shprehë shqetësimin e saj lidhur me rrezikun serioz të stabilitetit buxhetor të vendit dhe sidomos tani pas shpërndarjes së Kuvendit, kur Qeveria në ikje po realizon shpenzime të paautorizuara për qëllime fushate parazgjedhore. AAK ia tërheqë vërejtjen Qeverisë në ikje të Hashim Thaçit që të ketë kujdes, sepse për veprime të paligjshme me paranë publike do të japin përgjegjësi para drejtësisë.

"Dhe në fund, edhe pse kjo qeveri tentoi të fshehë dështimet në mirëvajtjen e buxhetit, për opinionin kosovar, ky raport është dëshmia më e mirë e një gjendje në përkeqësim të bazës materiale të shtetit, i cili rrezikohet seriozisht të kollapsojë me këto veprime të papërgjegjshme."

"Premtimet për përmirësim të standardit të jetës dhe mbështetjes për ekonominë, tani para zgjedhjeve janë krejtësisht  të pabaza dhe mashtrim. Ky raport i buxhetit për 2013 dhe gjendja e rëndë ekonomike e sociale është dëshmi se cila është e ardhmja dhe në çfarë drejtimi e çon vendin kjo qeveri e papërgjegjshme", ka pohuar Shatri.  

AAK ka përgatitur programin qeverisës, që garanton rritje të ndjeshme të të hyrave buxhetore, zhvillim dinamik ekonomik dhe rritje të mirëqenies, por kjo sot nuk është temë në rend ditë. Program ii AAK-së do t’ju prezentohet dhe shpërndahet nga shtabi zgjedhor i AAK-së, thuhet në materialin e Departamentit për Buxhet e Financa në AAK, të kryesuar nga Haki Shatri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)