19 Nëntor 2024

“Sharrcem”, nuk pajtohet me gjetjet e Bankës Botërore

Prishtinë, 23 shtator - Nëpërmjet një letre zyrtare dërguar Bankës Botërore (BB), fabrika për prodhimin e çimentos “Sharrcem”, ka reaguar ndaj gjetjeve të këtij institucioni të publikuara në raportin "Analiza mjedisore e shtetit", e cila e ka pozicionuar “Sharrcem”-in si një operator, i cili kontribuon në ndotjen e mjedisit.

Nëpërmjet kësaj letre, “Sharrcem” ka vënë në dukje se raporti i publikuar përmban informacione të vjetruara dhe të pasakta, pasi ai raport përfshin matjet dhe hulumtimet e kryera gjatë viteve 2008-2010.

 

“’Sharrcem’ ka theksuar se të dhënat e raportit nuk paraqesin gjendjen aktuale në të cilën fabrika e prodhimit të çimentos në Han të Elezit gjendet në raport me mbrojtjen e mjedisit; por përkundrazi, investimet e mëdha të kompanisë gjatë viteve të fundit kanë rezultuar në përputhje të plotë me normat evropiane mbi emetimet”, është thënë ne letrën e “Sharrcemit.


Letra dërguar Bankës Botërore thekson se në të kaluarën “Sharrcem”-i ka qenë ndotës i madh i ambientit, mirëpo, posa është privatizuar nga “Titan Group”  - dhjetor 2010 - është krijuar një plan i gjerë investiv për mbrojtjen e mjedisit, i cili është zbatuar për një kohë rekorde prej 13 muajsh, respektivisht ka hyrë në veprim të plotë në mars të vitit 2012.

 

“Raporti i BB-së duhet të përditësohet menjëherë duke marrë parasysh se kompania ka investuar mbi 8 milionë euro në vendosjen e pajisjeve dhe teknologjive të avancuara për mbrojtjen e mjedisit dhe matjes së vazhdueshme të emetimeve - ku për të gjitha këto, në mënyrë të rregullt dhe transparente, është njoftuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), dhe akterët tjerë relevantë”, është thënë në letrën e “Sharrcem”-it.

 

“Sharrcem” ka kërkuar nga BB që ta rishikojë dhe t’i rihartojë të dhënat e publikuara në raport, duke i informuar me saktësi palët e interesuara për pozicionin aktual të “Sharrcem”-it. 

 

“Në anën tjetër, gjatë konferencës së mbajtur më 19 Shtator, me ç’rast Katelijn van den Berg, Ekonomistja e Lartë e Mjedisit në Bankën Botërore, ka prezantuar raportin, edhe sekretari i përhershëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Arben Çitaku, nuk u pajtua me gjetjet e raportit në fjalë. Çitaku ka theksuar se kompanitë si ‘Sharrcem’, ‘NewCo Ferronikeli’, dhe ‘KEK’ kanë përmbushur shumë nga parametrat e kërkuara për mjedis, dhe është arritur një përparim i dukshëm ndaj uljes së nivelit të ndotjes së ambientit.

 

Ai ka shtuar se Qeveria ka ndërmarrë hapa për të forcuar planet strategjike ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e mjedisit, për zhvillimin e sistemeve të monitorimit të mjedisit etj.

 

Ndërkaq, Luan Shllaku, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, ka cekur se raporti vetëm i ka identifikuar problemet e mjedisit në Kosovë, për më tepër probleme të pesë viteve të kaluara, dhe nuk ka ofruar alternativa se si të veprohet për tu shmangur ato”, është shkruar në letrën e “Sharrcem”-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)