Sharrcem-it i jepet leja e parë mjedisore
\"Sot ia dhamë Sharrcem-it lejen e integruar për mjedis dhe hapëm një faqe të re për kujdesin ndaj mjedisit nëpërmjet sofistikimit të korporatave siç është ky gjigant, që bëhet i pari që pajiset me një leje të tillë nga ministria që drejtoj unë, ka shkruar në Facebook, Dardan Gashi, monistër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Gashi, ka bërë me dije se pjesë e ekspertizës kanë qenë ekspertë nga BE-ja, gjegjësisht specialistë francezë dhe italianë. Sharrcem është shembulli i mirë që duhet ndjekur dhe besoj se ky trend i mirë për mjedisin do të vazhdojë. Ne nuk po bëjmë fushatë. Ne, thjesht, sikur ai bujku i mirë, po i korrim sukseset tona, ka shkruar Gashi.