15 Maj 2024

Shanset e Hollande për rimëkëmbjen e ekonomisë franceze

Paris, 8 maj - Udhëheqësit botërorë dje uruan socialistin Fransua Hollande për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të Francës të cilat përmes votës larguan një udhëheqës tjetër Evropian nga posti në mes të një krize financiare e cila ende po vazhdon.

Ndërkohë tregjet financiare evropiane mbeten të paqëndrueshme, duke reflektuar pasigurinë në lidhje me udhëheqësit e ardhshëm të Francës dhe plaent e tij ekonomike për vendin.

Ndërsa ka filluar të ulet intensiteti i festimeve, presidenti i ardhshëm i Francës, Francois Hollande, ndeshet me shumë sfida.

Duke iu drejtuar mijëra mbështetësve pasi mposhti presidentin konservator Nikolas Sarkozi të dielën, zoti Hollande premtoi, barazi drejtësi dhe një të ardhme më të mirë për të rinjtë francez.

Ai tha se dëshiron të ngrejë taksat për të pasurit dhe të investojë më shumë në arsim. Ai tha se dëshiron që Evropa të inkurajoj rritje ekonomike e jo masa shtërnguese për të zgjidhur krizën finaciare.

Por shumë njerëz nuk janë të sigurt nëse 57-vjeçari socialist është i përgatitur për punën që e pret atë. Hollande ka qenë i angazhuar në politikë për shumë vite. Por ai është një udhëheqës i pa provuar në kohë të vështira ekonomike. Borxhi kombëtar i Francës dhe papunësia po rriten me shpejtësi. Dhe ekonomia e vendit ka shënuar një rritje të vogël.

Analisti politik Bruno Cautres thekson se Hollande i ka befasuar shumë njerëz gjatë fushatës presidenciale duke përfaqësuar veten si një kandidat serioz presidencial dhe i aftë për trajtimin e çështjeve të vështira.

Hollande thotë se ai do të ndryshojë marrëveshjen për disiplinë fiskale të nënshkruar nga 25 vende të Bashkimit Evropian, përfshirë Gjermaninë. Pas inaugurimit të tij javën e ardhshme, zoti Hollande pritet të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila është një mbështetëse e fuqishme e disiplinës buxhetore.

Ekonomisti Tomasz Michalski thotë se thirrja zotit Hollande për rritje ekonomike gjen mbështejtje në vende të tjera evropiane, ndërkohë që protestat popullore kundër masave shtrënguese ekonomike vazhdojnë të zgjerohen. “Zoti Hollande është shumë i zgjuar Ai është shumë i saktë në gjuhën e tij. Ai nuk dëshiron të rinegociojë paktin fiskal. Ai dëshiron ta modifikoj atë duke i shtuar paktit elementin e rritjes ekonomike. Në këtë pikë ai dhe zonja Merkel mund të diskutojnë marrëveshjen” shtoi ai.

Por Michalski thotë se udhëheqësi socialist është duke bërë premtime të mëdha për Francën dhe Evropën, premtime të cilat ai mund të mos jetë në gjendje t`i përmbushi në një kohë kur parashikimet e rritjes ekonomike janë të zymta.

Zoti Michalski thotë se fati politik i zotit Hollande nuk do të varet nga politikat e tij, por nga ngjarjet e jashtme. Në qoftë se ekonomia globale rimëkëmbet, ai mund të jetë në gjendje t`i përmbushi premtimet e tij. Nëse jo, sipas zotit Michalski, zoti Hollande mund të ketë të njëjtin fat politik si presidenti në largim Nicolas Sarkozy.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)