Shanghai me 132 mijë milionerë
Shanghai, 13 maj - Në Shanghai 132 mijë persona janë milionerë, ndërsa 30% e tyre janë gra. Këto janë të dhënat më të fundit nga instituti i kërkimeve ekonomike Hurun.
Në kryeqytetin ekonomik të Kinës secili nga këta 132 mijë persona kanë një pasuri personale mbi 10 milionë yuan, pra mbi një milion euro.
Sipas statistikave të institutit Hurun më tepër se gjysma e milionerëve të Shanghait janë bërë të pasur nga aktivitetet private ndërsa 10% e tyre janë drejtues institucionesh dhe kanë paga shumë të larta.