26 Dhjetor 2024

Shala inicon disa marrëveshje bilaterale mes Kosovës e Italisë

Verona, 13 shkurt - Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala në ditën e dyte të vizitës së tij në Verona të Italisë u prit në një atmosferë tejet miqësore nga Zëvendësministri për Zhvillim Ekonomik te Italise Adolfo Urso. 


Gjate këtij takimi Ministri Shala inicioj disa marrëveshje bilaterale në mesë të Kosovës dhe Italisë, si Marrëveshjen për eliminimin e taksave te dyfishta dhe Marrëveshjen për mbrojtjen e Investimeve.

Ndërsa zv.Ministri Italian Urso, mirëpriti iniciativat e ministrit Shala dhe theksoj se  interesimi i kompanive të fuqishme italiane për të investuar në Kosovës është tejet i madhe. Andaj, këto dy marrëveshje pritet që t’u hapin rrugë dhe mundësi më të mëdha investitorëve italian për të investuar në Kosovë.

Të dy palët u dakorduan që të formojnë grupe punuese nga të dy vendet për negocimin dhe hartimin e këtyre marrëveshjen në një afat sa më të shpejt.

Ndër të tjera, Ministri Shala falënderoj qeverinë italiane për përkrahjen  në procesin e anëtarsimint të Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, si dhe kërkoj nga zv.Ministri Urso përkrahjen në procesin anëtarësimit të vendit tonë edhe në EBRD dhe institucione tjera ndërkombëtare financiare.

Zv.ministri italianë u shpreh në favor të përkapjes së Qeverisë italiane për Republikën e Kosovës në procesin e saj të anëtarësimit në  këto institucione. Me ftesë të ministrit Shala, zv.Ministri Urso u zotua se së shpejti do ta vizitoj vendin tonë.

Gjatë qëndrimit të tij në “Forumin për Investime Italia dhe  Evropa Juglindore” në Verona të Italisë, ministri Shala pati takime të veçanta edhe me ministria të vendeve të tjera si atë të Ekonomisë së Shqipërisë Dritan Prifti, Ministrin Ekonomisë së Bosnjes dhe Hercegovinës Mladen Zirojevic, Ministrin e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Rumanisë Adrian Videano.

 

Me të gjithë homologët e lartpërmendur ministri Shala incioj mundësinë e bashkëpunimit bilateral në mesë të këtyre shteteve si dhe bashkëpunimit regjional.

Nesër ministri Shala pritet të ketë një takim të veçant me zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Ekonomisë së Tregtisë së Moldavisë, Valeriu Lazar, ku dhe do të përfundoj vizitën e tij tre ditore në Itali.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)