27 Prill 2024

Shala fton biznesët amerikane të investojnë në Kosovë

New York, 24 shtator - Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala ka marr pjesë në ”U.S Business Forum 2010” dhe në ”Ballkan Leaders’ Summit 2010”, në New York.

Qëllimi i këtyre takimeve është të forcoj bashkëpunimin efektiv në mes të vendeve të Ballkanit Përendimor, si dhe lidhjet ekonomike dhe tregtare në ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe të rajonit si dhe të ndihmoj në përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit Përendimor në Evropë.

Ky forum nëpërmjet dialogut të përbashkët synon të rris investimet dhe shkëmbimet tregtare në mes të Ballkanit përendimor dhe SHBA-ve si dhe është një vend kyc i takimeve vjetore  në mes të përfaqësuesve të lartë dhe senior të të shteteve dhe sektorit privat nga Ballkani dhe Shtetet e Bashkuara.

“U.S Business Forum” është i fokusuar në mundësitë për investime në sectorë si energjetika, telekomunikimet, infrastruktura, turizimi, tregtia, bujqësia, financat dhe iniciativat për krijimin e fondeve investuese etj.

Ministri Ahmet Shala gjatë kësaj vizite është takuar me përfaqësues të lartë të Shtetit Amerikan dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në këto evente të cilët i ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të mbështes investimet e sektorit privat në të gjitha sferat e ekonomisë duke mënjanuar cfarëdo pengese institucionale apo byrokratike para investimeve të  huaja direkte dhe atyre vendore.

Ai poashtu duke ju bërë të ditur se Kosova është një vendë potencial për investime, i ftoj perfaqesuesit e bizeseve që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)