05 Maj 2024

Shahini: Rritja ekomike prej 3.8 për qind, e ruan stabilitetin financiar

Prishtinë, 2 gusht- Parashikimet se ekonomia e Kosovës, do të ketë rritje për vetëm 3.8 për qind kanë bërë që të dalin reagime të ndryshme për qëndrueshmërinë dhe stabilitetin financiar në vend.

Kryetari i Aleancën kosovare të bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka vlerësuar se edhe pse ekonomia e Kosovës, edhe pse ka rritje prej 3.8 për qind prapë se prapë ajo është e qëndrueshme.

“Tkurrja e ekonomisë së Kosovës, për një përqindje të vogël, ka ardhur si pasojë e zhvillime të përgjithshme ekonomike të rajon ne Evropë, por edhe në përgjithësi në botë”, ka vlerësuar Shahini.

Shahini beson s Kosova ka potenciale që të kaloj krizën me lehtë dhe kjo mund të arrihet nga koordinimi i gjithë akterëve në vend.

“Mendoj se ne si Kosovë, kemi bërë nj gabim , duke u bërë si injorant ndaj krizës, që ka qenë në vende të tjera, prandaj vet fakti që kemi me pak investime, më pak remitanca dhe më pak eksport, ka bërë që të jemi aty ku jemi”, ka thënë ai për gazetën.

Shahini ka ftuar qeverinë e Kosovës, që ët beje reformë të thellë në ekonomi, që pasojat e krizës të evitohen dhe mos të vijë deri tek ndonjë problem që do të bënte që të prishet stabiliteti financiar ne vend.(Epoka e re)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)